Kupa mund ta shpëtojë sezonin e Barçës

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta mendon se fitorja ndaj Real Madridit në Copa del Rey do të ishte shpëtim për sezonin e tyre. Gjiganti katalunas u eliminua nga Liga e Kampionëve javën e kaluar, pas humbjes 2:1 nga Atletico Madridi me rezultat të përgjithshëm, ndërsa pësoi humbje të papritur nga Granada në La Liga të…

Sport

15/04/2014 16:26

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta mendon se fitorja ndaj Real Madridit në Copa del Rey do të ishte shpëtim për sezonin e tyre.

Gjiganti katalunas u eliminua nga Liga e Kampionëve javën e kaluar, pas humbjes 2:1 nga Atletico Madridi me rezultat të përgjithshëm, ndërsa pësoi humbje të papritur nga Granada në La Liga të shtunën, duke mbetur katër pikë larg garët për titull, vetëm pesë xhiro pa përfunduar sezoni.

Sidoqoftë, mesfushori spanjoll mendon se gjithçka mund të zbutet në rast të një fitoreje eventuale të mërkurën mbrëma.

“Jam i bindur se kemi potencial ta fitojmë kupën, por kemi nevojë të jemi në formën më të mirë kundër një kundërshtari mjaft të fuqishëm”, deklaroi Iniesta për Sport.

“Ekipi është i aftë të luajë mirë dhe të fitojë. Duke e fituar Kupën, ne do t’i gëzojmë shumë tifozët tanë dhe ndoshta do ta shpëtonim sezonin”.

“Sidoqoftë, duke e fituar këtë trofe, nuk ndryshon asgjë. Në ligë ne e kemi bërë një hap prapa dhe jemi eliminuar nga Liga e Kampionëve javën e kaluar”.

“Jemi ende në garë për ta fituar ligën dhe kupën, por duhet ta analizojmë nëse ka qenë një vit i mirë apo i keq, pasi të përfundojë sezoni”.

“Ne nuk duam të humbim kurrë, por gjërat nuk shkojnë gjithmonë mirë në punën tuaj. Jeta është më e mirë kur fitoni dhe i bëni gjërat në mënyrën e duhur. Ne jemi të parët që duhet ta kritikojmë veten dhe të mos i ikim kurrë përgjegjësisë”, përfundoi Iniesta.