Kupa e Ligës shkon në Manchester

Manchester City është fitues i trofeut të Capital One Cup (Kupa e Ligës). Citizens ia dolën ta mposhtin në finale sot Sunderlandin me rezultat 3:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin londinez, Wembley. Madje, ekipi i Manuele Pellegrinit bëri kthesë në rezultat, pasi në pushim shkoi me disavantazh. Në fakt, Sunderlandi shënoi i pari në…

Sport

02/03/2014 15:53

Manchester City është fitues i trofeut të Capital One Cup (Kupa e Ligës). Citizens ia dolën ta mposhtin në finale sot Sunderlandin me rezultat 3:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin londinez, Wembley.

Madje, ekipi i Manuele Pellegrinit bëri kthesë në rezultat, pasi në pushim shkoi me disavantazh. Në fakt, Sunderlandi shënoi i pari në minutën e 10’të me anë të italianit Fabio Borini.

Mirëpo, dy golat e shpejtë të Yaya Toure (55’) e Samir Nasri (56’), dhe ai i minutës së fundit nga Jesus Navas, ia sollën fitoren ekipit të dytë nga qyteti i Manchesterit.

City i ka fituar pesë ndeshjet e tij në Kupën e Ligës, duke realizuar 22 gola, e duke i pësuar vetëm dy.

Ata e kanë fituar dy herë ‘League Cup’, duke e mposhtur West Bromwich Albion në vitin 1970 dhe Newcastle United më 1976. Ndërkaq, City ishte mundur një herë në finale nga Wolves, në vitin 1974.

Në anën tjetër, për Sunderlandin, kjo ishte hera e dytë që shkon në finale të këtij kompeticioni. Më herët, kjo skuadër kishte shkuar deri aty në vitin 1985, ku ishin mposhtur 1:0 nga Norwich City.