Kupa e Ligës: Lampard sfidon Chelsean!

Frank Lampard do të drejtojë skuadrën e tij, Derby-n, kundër ish-ekipit të tij, Chelsea, në raundin e katërt të Kupës së Ligës, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Sport

30/09/2018 08:46

Lampard, i cili eliminoi Manchester United në raundin e tretë, ka fituar gjithçka gjatë 13 viteve të kaluara si futbollit në “Stamford Bridge”.

Ndërkohë, kampionët në fuqi të Kupës së Ligës, Manchester City, do të presë Fulham-in, në atë që do të jetë një nga tri përballjet mes ekipeve të Premier League në raundin e katërt.

Finalistët e sezonit të kaluar, Arsenal, do të presin në shtëpi skuadrën e League One, Blackpool.

Çiftet e raundit të katërt të Kupës së Ligës:

Manchester City-Fulham
Bournemouth-Norwich
Arsenal-Blackpool
Leicester-Everton/Southampton
West Ham-Tottenham
Middlesbrough-Crystal Palace
Chelsea-Derby County
Burton Albion-Nottingham Forest