Kungulli lufton sëmundjen në veshkë

Kungulli është një produkt pak kalorik dhe shumë interesant, si për personat me mbipeshë ashtu edhe për gjithë të tjerët.

Lifestyle

03/10/2016 12:37

Ai është shumë i pasur me kalium, por edhe sasia e hekurit dhe e magnezit nuk është për t’u neglizhuar. Lëkura e tij përmbanë shumë beta karoten.

Një tjetër e mirë e kungullit është aftësia antioksiduese. Farat mund të përdoren për të luftuar sëmundjet e veshkave apo prostatin.

Kungulli përmirëson edhe tretjen, fibrat që ka ai përforcohen edhe më shumë nga manitoli, një sheqer laksativ.

Kungulli ndihmon të keni një lëkurë edhe më të bukur gjithashtu.

Pas karrotës dhe spinaqit, kungulli është një nga produktet me më shumë vitaminë A, e cila është e nevojshme për t’i dhënë më shumë shkëlqim fytyrës.