Kung Fu Luta

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i njohur si Luta, ka postuar foto në facebook ku shihet në Panairin e Sportit.

Fun

23/06/2016 11:16

Haziri ka bërë të ditur se 350 fëmijë të grupmoshave të ndryshme, prej çerdhes e deri në akademitë shkollore sot marrin pjesë në Panair dhe sipas tij, shumica e tyre kanë talent të veçantë, sikurse edhe ekipet sportive dhe sportistët individual që kanë sjellë trofe në Gjilan, transmeton lajmi.net

“Qëllimi ynë është që ta rrisim pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave që të merren me sport. Ju uroj ditën olimpike dhe besoj shumë që njëri prej jush shumë shpejt do të jetë në gara olimpike një botë dhe do të na gëzoj me suksese”, ka shkruar Haziri në facebook.

Ai ka postuar edhe një foto duke u “ndeshur” me një karateist me shirit të kuq. Haziri si duket ka dashur të shpreh talentin e tij në artet marciale.

“Ju inkurajoj që të merrni pjesë në të gjitha aktivitetet sportive sepse sporti është shëndet. Pas kësaj ditë të shënuar, ju njoftoj se në Gjilan pritet që të vije edhe kampi i gjigantit italian të futbollit, Juventus, i cili do të hulumtoj talentët e rinj të futbollit”, ka shkruar Haziri. /lajmi.net

Lutfi Haziri Lutfi Hazirii Lutfi Haziriii