Kundërshtimet nuk po e ndalin ndërtimin e murit në Mitrovicë (Video)

Një qytetar i Mitrovicës ka bërë një qark me veturën e tij rreth murit që po ndërtohet në veri

Lajme

07/12/2016 14:41

Nën tingujt e muzikës folklorike me çifteli, ky qytetarë shprehet i shqetësuar me këtë siç e quan ai “Muri i Berlinit”, shkruan lajmi.net

Për këtë mur që po ndërtohet në veri të Mitrovicës ka pasur reagime të shumta. Kryetari i komunës në jug, Agim Bahtiri, ka deklaruar se muri nuk është në projektin për revitalizimin e Urës së Ibrit dhe për këtë e ka informuar edhe BE-në.

Ndërsa Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se ky mur do të rrënohet.

Por pavarësisht deklaratave të tyre, siç shihet edhe në video muri po vazhdon të ndërtohet. /lajmi.net