“Kundërshtari” nga Liga e Kampionëve, trajner i ri i Barcelonës (FOTO)

Barcelona ka një kandidat të ri për postin e trajnerit.

Sport

17/03/2017 10:38

Shorti i sotëm mund t’i caktojë për kundërshtarë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, por nga sezoni i ardhshëm mund të jenë së bashku.

Barcelona është e interesuar për trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, raportojnë mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Luis Enrique ka konfirmuar se do të largohet nga Camp Nou pas përfundimit të këtij sezoni.

Kurse, Allegri nuk e ka të sigurt qëndrimin në Juventus përtej këtij sezoni, varësisht nga rezultati në Ligën e Kampionëve.

Allegri kërkohet edhe nga Arsenal. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6