Kundërshtari më i keq në short për Real Madridin

“Mundo Deportivo” shkruan se ekipi i Zinedine Zidane tani rrezikon të ndeshet me disa prej skuadrave rivale më të fuqishme në Evropë.

Sport

07/12/2017 07:07

Real Madrid u kualifikua për në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve por nga pozita e dytë në grup.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se ekipi i Zinedine Zidane tani rrezikon të ndeshet me disa prej skuadrave rivale më të fuqishme në Evropë.

Manchester United, City, PSG, Roma, Besiktas dhe Liverpool janë kundërshtarët e mundshëm të “Los Blancos”, përcjell “lajmi.net”.

Shorti i rrethit të dytë të garës në Ligën e Kampionëve do të tërhiqet të hënën nga ora 12:00. /Lajmi.net/