Kundërshtari më i keq në short për Real Madridin

Mediat spanjolle shkruajnë se kundërshtari më i keq i mundshëm për “Los Blancos” mbetet Barcelona.

Sport

15/03/2018 07:37

Real Madrid pret ta mësojë kundërshtarin e shortit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

UEFA do t’i caktojë duelet e fazës tjetër në shortin e së premtes me fillim nga ora 12:00.

Kurse, mediat spanjolle shkruajnë se kundërshtari më i keq i mundshëm për “Los Blancos” mbetet Barcelona, përcjell “lajmi.net”.

Nga faza e çerekfinales, ekipet nga i njëjti shtet kanë të drejtë të takohen mes vete. /Lajmi.net/