Kundërshtari më i keq i Barcelonës në shortin e Ligës së Kampionëve

Barcelona rrezikon kundërshtar të fortë në shortin e Ligës së Kampionëve.

Sport

06/12/2017 07:12

Barcelona siguroi kualifikimin nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve duke fituar Grupin D.

Por, ekipi katalan prapë ka disa opsione për një kundërshtar të fuqishëm në short.

“Mundo Deportivo” shkruan se kundërshtari më i fortë në short për Barcelonën është Bayern Munich.

Skuadra bavareze përfundoi e dyta në grupin e saj andaj mund të ballafaqohet me Barcelonën, përcjell “lajmi.net”.

Chelsea është një tjetër kundërshtar i mundshëm për ekipin katalan.

Por, Barcelona sigurt nuk do të luajë me Man Utd, Paris Saint-Germain, Roma, Man City, Tottenham ose Besiktasin. /Lajmi.net/