Kundërshtarët e mundshëm të Kukësit në ‘Play-Off’ të Ligës së Evropës

Pak minuta më parë UEFA ka hedhur shortin për fazën “play-off” të Ligës së Europës.

Sport

06/08/2018 14:26

Nëse Kukësi kalon Torpedo Kutaisin në turin e tretë, atëherë në fazën “play-off”do të luajë me fituesin e çiftit Ludogorets (Bullgari) – Zrinjski Mostar (Bosnje).

Një short relativisht i mirë, duke pasur parasysh se çfarë rrezikonte Kukësi.

Gjithsesi, më parë verilindorët duhet të kalojnë ekipin gjeorgjian, me të cilët luan ndeshjen e parë të enjten në orën 19:00 në Tbilisi.