Kundërshtarët e mundshëm në shortin e Ligës së Kampionëve

Man United, Man City, dhe PSG nga vazo e parë, mund të përballen me ekipe si, Real Madridi, Bayern Munich e Juventusi nga vazo e dytë.

Sport

06/12/2017 09:09

Manchester United, PSG, Roma, Barcelona, Manchester City, Besiktas dhe Tottenham janë kualifikuar tutje si lider të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Atyre mund t’ju bashkohet edhe Liverpool në rast të fitores ndaj Spartak Moskës.

Por, në vazon e dytë aktualisht janë: Basel, Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea, Juventus, (Napoli ose Shakhtar, Liverpool ose Sevilla, Porto ose Leipzig.

Man United, Man City, dhe PSG nga vazo e parë, mund të përballen me ekipe si, Real Madridi, Bayern Munich e Juventusi nga vazo e dytë, kurse Barcelona me ekipe si Bayerni e PSG-ja, çka do të thotë se pritet të jenë së paku dy derbi në raundin tjetër, shkruan “AS”, përcjell “lajmi.net”.

Në këtë raund, nuk lejohet të luajnë ekipet të një shteti, ndërsa anashkalohet edhe skuadra me të cilin kanë qenë në grup. Shorti do të tërhiqet më 11 dhjetor në ora 12:00. /Lajmi.net/