Kundërshtarët e mbetur të Leicesterit, në rrugën drejt titullit

Leicester City vazhdon të kryesojë në Premierligë edhe pas 27 xhirove.

Sport

29/02/2016 09:28

Leicesterit i kanë mbetur edhe 11 ndeshje deri në triumfin historik, fitimin e titullit të Premierligës.

Skuadra e Claudio Ranierit kryeson me 56 pikë pas 27 ndeshjeve, dy më shumë se Tottenham dhe pesë para Arsenalit.

Mirëpo, deri në fund, ‘Foxes’ i pret një orar jo edhe i lehtë, e sidomos tri xhirot e fundit kur luajnë si mysafirë ndaj Chelseas dhe Manchester Unitedit si dhe vendas ndaj Evertonit.

Ndeshjet e mbetura të Leicesterit: West Brom (V), Watford (M), Newcastle (V), Crystal Palace (M), Southampton (V), Sunderland (M), West Ham, Swansea (V), Man Utd (M), Everton (V), Chelsea (M).