Kundërshtarët e Bashës, apeli i fundit kundër garës

Astrit Patozi, një ditë përpara garës në PD, I bëri thirrje Lulzim Bashës të heqë dorë nga farsa elektorale. Për Patozin, nëse këto zgjedhje mbahen, ato do të jenë një traumë tjetër e madhe.

Lajme

21/07/2017 23:45

“Të ndalet kjo farsë dhe le të hapet gara. Lulzim, ke ende disa orë kohë që të ja kursesh demokratëve një traumë tjetër, ndoshta edhe më të rëndë se 25 qershori. Nuk ka asnjë shans që të rilindësh edhe një herë për ta udhëhequr PD-në drejt fitores. Por nëse e mendon vërtetë ndryshe dhe nuk shtiresh, lëri demokratët ta vendosin këtë gjë përmes një garë të drejtë. ‘Mos hyr në atë derë, o trim’”, tha Patozi.

Nismës së Patozit për të ndalur garën elektorale në PD, I ishin  bashkëngjitur një numër I madh ish drejtuesish, ku mungonte vetëm zonja Topalli.

Një prej tyre, Majlinda Bregu e cilësoi Lulzim Bashën si një të pamend politik, që po tenton ta shkërmoqë edhe më.

“Nuk kam arsye që të ndjehem e zhgënjyer dhe as e zemëruar. Luli është thjesht një i paaftë. Dhe nuk është rastësore që paaftësia e kryetarit për të menduar u kthye në tiparin dallues të Partisë Demokratike”, tha Topalli.

Ndërsa Besnik Mustafai e Ridvan Bode, I bënë thirrje demokratëve të mos bëhen pjesë e këtyre zgjedhjeve.

“Nuk është kundër një njeriu, është kundër një standardi, qoftë pra ky njeri, edhe Lulzim Basha. Por nuk është as mbështetje e një njeriu, është një mbështetje e një standardi”, tha Besnik Mustafaj.