Kundërpërgjigje nga Microsoft për Siri’n e Apple’s

Risia e ardhshme e Windows Phone 8.1 do të përfshijë Cortana’n, një asistent personal digjital, i projektuar për të rivalizuar Siri’n dhe Google Now. Burimet të afërta me Microsoft treguan se si duket dhe funksionon Cortana. Cortana do të marrë formën e një ikone të animuar rrethore, dhe do të funksionojë shumë ngjashëm me Siri’n.…

Auto & Tek

03/03/2014 21:21

Risia e ardhshme e Windows Phone 8.1 do të përfshijë Cortana’n, një asistent personal digjital, i projektuar për të rivalizuar Siri’n dhe Google Now.

Burimet të afërta me Microsoft treguan se si duket dhe funksionon Cortana.

Cortana do të marrë formën e një ikone të animuar rrethore, dhe do të funksionojë shumë ngjashëm me Siri’n.

Ashtu si Siri, Cortana do të lejojë përdoruesit të Windows Phone të iu adresohen atyre në mënyrën që ata duan.

Cortana mund t’i telefonojë përdoruesit me emrin e tyre, apo pseudonimin si “Shefi”.

Një pjesë e rëndësishme e Cortana’s është aftësia për të ruajtur informacionin dhe të dhënat një nj sistem Notebook.

Cortana do të mbështetet nga të dhënat nga shërbimet i Bing, Foursquare dhe të tjerat.

Cortana pritet të zbulohet në konferencën e radhës dhe kompania do të lëshojë një video të shkurtë për risitë që do t’i sjellë Windows Phone 8.1.