Kundërkorrupsioni ndalon tenderin diskriminues të Komunës së Prishtinës

Agjencia Kundër Korrupsonit i ka drejtuar një opinion Komunës së Prishtinës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve që i ka evidentuar Agjencia në tenderin “Asfaltimi i rrugës Matiqan, Butovc, Kolovicë”.

Lajme

05/06/2018 16:55

Agjencia Kundër Korrupsionit ka hetuar se Zyra e Prokurimit e Komunës së Prishtinës deshi të realizojë këtë tender në mënyrë të kundërligjshme, duke shkelur mbi Ligjin e Prokurimit Publik.

Rrjedhimisht, Komuna ka vendosur kritere diskriminuese duke ua pa mundësuar shumë kompanive që të garojnë në tender, ose duke favorizuar kompani të caktuara, shkruan lajmi.net.

Për këtë aktivitet të prokurimit, që është i vlerës së madhe, Komuna ka venë një prag prej 980, 686.75 euro.

Fillimisht, AKK-ja thotë se ka analizuar komplet dokumentacionin e ‘njoftimit për kontratë’ për tenderin “Asfaltimi i rrugës Matiqan, Butovc, Kolovicë”. Pasi ka analizuat më kujdes ‘njoftimin për kontratë’, ka vërejtur se tek rubrika III.2.4 Kapacitetet teknike dhe profesionale tek kërkesa 1, Autoriteti Kontraktues, ka kërkuar nga kompanitë garuese të të ofrojnë dëshmi se kanë përfunduar me sukses asfaltim të rrugëve në vlerë minimale prej 700,000.00 euro, në tri vitet e fundit. Vlera e së cilit projekt të realizuar duhet të jetë minimum 150,00.00 euro. Kërkesë kjo për të cilën Agjencia konsideron se nuk është në pajtim me dispozitat e Ligjit në fuqi për prokurimin publik më saktësisht me nenin 69.

“Sipas Ligjit, më saktësisht në nenin 69, paragrafi 6.2. parashihet se Autoriteti Kontraktues mund ti kërkoj “Lisën me të cilën specifikohen të gjitha projektet e punëve dhe aktivitetet ndërtimore të realizuara në periudhën e shkuar 3 vjeçare, të përcjella me certifikata për kryerje dhe përfundim të kënaqshëm të projekteve më të rëndësishme të punëve dhe aktiviteteve ndërtimore: certifikatat përcakton vlerën, datat dhe vendndodhjen e projekteve të punëve dhe aktiviteteve ndërtimore dhe specifikojnë nëse janë kryer dhe përmbushur në përputhje me rregullat tregtare dhe janë përfunduar si duhet: sa herë që është e mundur, Autoriteti Kontraktues mund të obligohet që dakordohet me Autoritetin Publik kompetent në Kosovë osë në vendin tjetër që kopjet e certifikatave përkatëse të ia paraqes Autoritetit Kontraktues”.

Sipas Agjencisë Kundër Korruptonit në këtë rast do të duhej të kërkohej lista e kontratave bashkangjitur si dëshmi referencat mbi përfundimin e kontratave në vlerë totale të gjitha referencave të punëve të ngjashme të realizuara në tri vitet e fundit para publikimit të njoftimit për kontratë e jo si në rastin konkret ku është kufizuar që vlera e së cilit projekt të realizuar duhet të jetë minimum në shumë prej 150, 000.00 euro.

AKK konsideron se veprimet e tilla si në rastin konkret e kufizojnë konkurrencën e lirë dhe diskriminojnë kompanitë të cilat mund të bëjnë ekzaminimin e punesë të ngjashme, andaj sipas Agjencisë Komuna duhet të këtë kujdes që të caktojë kërkesat minimale të kualifikimit.

“Veprimet e Autoritetit Kontraktues, konsiderojmë se bien ndesh me nenin 7, neni 27 Dosja e Tenderit dhe neni 69 Kapaciteti teknik/profesional të Ligjit për Prokurimin Publik. Konsiderojmë se shkeljet e tilla nuk duhet lejuar në aktivitetet e prokurimit, andaj Agjencia Kundër Korruptonit rekomandon që të iniciohen këto shkelje, përmes njoftimit standard për informatë shtesë dhe përmirësimin e gabimeve, duke i njoftuar kompanitë të cilat kanë tërhequr dosjen e këtij tenderi”, thuhet në Opinionin e AKK-së. /Lajmi.net/