Kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Njëri nga themeluesit e Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, e konsideron të panevojshme shkuarjen në zgjedhje të reja. 

Lajme

15/10/2014 09:39

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi e konsideron absurd krizën politike që ka përfshirë Kosovën që nga 8 qershori e këndej.

Për gjithë këtë bllokadë, ai e akuzon partinë e tij të dikurshme, PDK-në, e cila, sipas tij, nuk po funksionon mbi parimet e demokracisë parlamentare.

Krasnqii që është bashkëthemelues i partisë ‘Nisma për Kosovë’ është kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndërsa thotë se mosha nuk e privilegjon deputeten Flora Brovina.

“Mos qofsha nën lëkurën e saj”, ka thënë Krasniqi në një intervistë dhënë për “Zërin”, i cili gjithashtu e konsideron joracionale ndërhyrjen nga jashtë për zhbllokimin e krizës.

Ai ka thënë se shkuarja e PDK-së në opozitë nuk përbën precedent, por përkundrazi i jep kuptim demokracisë.