Kundër Korrupsioni detyron deputetin e Vetëvendosjes të heq dorë kompania e tij

​ Pasi u bë deputet, Valon Ramadani nga Vetëvendosje nuk mund të ushtrojë më pozitën që kishte mbajtur në biznesin e tij.

Lajme

13/01/2018 23:07

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka detyruar deputetin e VV-së, Valon Ramadani që të tërhiqet nga pozitpa si “person i autorizuar” në biznesin e tij “Uni – Gv”, shkruan gazetametro.net

Sipas arsyetimit në letrën e publikuar nga AAK kjo është bërë me qëllim të shmangies së veprës penale “Konflik i Interesit”.

Pasi kishte pranuar njoftimin e AKK-së, deputeti Ramadani ka marrë vendim që të tërhiqet nga pozita e tij në biznesin privat “Uni – Gv”.

“Mbyllet rasti për z.Valon Ramadani, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, për shkak se zyrtari i lartë publik e ka shmangur gjendjen e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik”, thuhet në vendimin e AAK-së.

Përmes një vendimi, Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se rasti i deputetit të Vetëvendosjes është mbyllur.

“Agjencia Kundër Korrupsionit ka pranuar një shkresë të lëshuar nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, me të cilin dëshmohet se deputeti i VV-së është larguar nga funksioni në biznesin privat”, ka thënë AKK.

AKK ka njoftuar arsyet përse ishte hapur rasti, i dyshuar për konflikt interesi.
“Rasti i hapur nën dyshimin e bazuar për Knflikt Interesi në Ushtrimin e Funksionit Publik për zyrtarin e lartë, Valon Ramadani, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njëkohësisht person i autorizuar në biznesin privat “Uni – Gv”, është trajtuar sipas procedurës paraprake në Ligjin nr. 04/L-051 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, thuhet në vendim.

Zyrtari i lartë, deputeti i Vetëvendosjesm, fillimisht është njoftuar me shkresë zyrtare nga Agjencia kundër Korrupsionit, për fillimin e shqyrtimit të gjendjes së mundshme të konfliktit të interesit.

“Zyrtarit te lartë i është kërkuar të heq dorë nga ushtrimi i funksionit person i autorizuar në biznes privat për të shmangur gjendjen e konfliktit të interesit. Deputeti i VV-së është deklaruar se brenda afatit ligjor do të ndërmerr veprimet e nevojshme me qëllim të shmangies së konfliktit të interesit”, përfundon vendimi.