Kumpir me mish

Përbërësit

Lifestyle

26/04/2017 08:26

3 patate
150 gr mish
1 spec i gjelbër
1 domate

Përmbi:
djathë i grirë kaçkavall

Hapat:
Patatet i pastrojmë dhe i terim, fillimisht i mbështjellim me letrën e pjekës, pastaj me folje dhe në temperaturë 200 grade celsius për 2 orë i pjekim. Qepen dhe specin e premë në copa te vogla dhe i fërgojmë në tigan. Pastaj e shtojmë mishin në tigan dhe kështu me radhë domaten dhe erëzat. Patateve ia largojmë pjesën e sipërme dhe ia hedhim glazurën e përgatitur. Dhe djathin e shkrire ose kaçkavallin, i vendosim në furrë deri sa të shkrihet kaçkavalli. Pastaj mund ta shërbeni me disa copa të majdanozit.