Kumbulla e thatë, veti të shumta shëruese

Kumbulla e thatë është një produkt që ka veti të shumta shëndetësore në trupin e njeriut.

Lifestyle

19/04/2015 21:24

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Floridës në Oklahoma rezulton se konsumimi i dhjetë kumbullave të thata në ditë ka një ndikim pozitiv në shëndetin e kockave.

Ky është një studim që është kryer për një periudhë njëvjeçare, ku ishin dalur rezultate nga dy grupe femrash, ku njëri grup që kishte ngrënë kumbulla në fund ka rezultuar me dendësi më të mirë të eshtrave.

Kumbulla e thatë është ndër antioksiduesit më të fuqishëm, ndonëse është e njohur sipas veçorive laksative dhe përbërjen fijezore, ajo është burim i shkëlqyer i beta karotinës, është antioksidues i dobishëm dhe ndihmon zorrën e trashë.