Kumanovë: Të paraburgosurit dërgohen prokurori me forca të shtuara policore

Forca policore në Kumanovë kanë bllokuar para mesnate një nga rrugët kryesore nga xhamia e qytetit deri tek gjykatat dhe se kjo prani ka shtuar panikë tek qytetarët.

Lajme

15/05/2015 08:34

Burime jozyrtare për agjencinë e lajmeve INA theksuan se kjo po ndodhë për shkak se në gjykatën themelore në Kumanovë janë sjellë disa nga të paraburgosurit nga burgu i Shutkës lidhur me përleshjen në Kumanovë dhe se po merren në pyetje dhe prova të tjera.

Prokuroria ka shqiptuar masën e paraburgimit për mbi 25 persona që dyshohen për pjesëmarrje në përleshjet e armatosura të shtunën e kaluar në Kumanovë.

Një pjesë e portaleve të ndryshme kanë nxitur panikë tek qytetarët duke spekuluar se bëhet fjalë për një kërcënim për sulm ndaj stacionit policor në Kumanovë. Kjo deri tani nuk është konfirmuar.

Një pjesë e qytetarëve të ndryshëm po shpërndajnë panikë nëpër rrjetet sociale duke plasuar foto dhe lajme të ndryshme, pa konfirmuar ato praën autoriteteve. (INA)