Kumanovari ka një dhuratë të veçantë për Xherdan Shaqirin (Video)

Dashuria që kanë shqiptarët për sportin, por  për futbollin në veçanti, është e madhe. Por kur në ekipe të mëdha luajnë edhe vetë shqiptarët, atëherë kjo simpati për këtë sport bëhet edhe më e madhe, raporton lajmi.net.

Fun

24/03/2016 23:31

 

E për të treguar respektin dhe dashurinë që shqiptarët kanë për bashkëkombësit e tyre që luajnë në liga të ndryshme evropiane, por edhe për shtete të forta, ka  mënyra të ndryshme.

Një  mënyrë të veçantë për të shprehur dashurinë ndaj Xherdan Shaqirit, futbollistit nga Zhegra e Gjilanit që luan për kombëtaren e Zvicrës, ka zgjedhur Nexhmedin Arifi nga Kumanova, raporton lajmi.net.

Ai ka vendosur që të vizatojë portretin e Shaqirit si shenjë dashurie ndaj këtij futbollisti.

Për ta dëshmuar këtë, ai e ka xhiruar tërë procesin e vizatimit duke e përshpejtuar videon e cila në kohëzgjatje prej 4 minutash, dëshmon se futbollisti Xherdan Shaqiri tashmë e ka një portret të gatshëm në Kumanovë./lajmi.net

YouTube player