“Kumanova”, Lika dhe Ajdini kërkojnë pafajësi

Seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës ka vazhduar me fjalën përfundimtare të të akuzuarve dhe palës mbrojtëse. I akuzuari Nexhebedin Lika para trupit gjyqësor edhe një hera tregoi pafajësinë e tij në ngjarjet e 9 dhe 10 maj në vitit 2015 në Lagjen e Trimave. Lika tha se i vjen keq për atë që ka ndodhur në Maqedoni dhe e konsiderojë si një ngjarje të keqe që ka përjetuar në jetën e tij. Nexhbedin Lika tha se prokuroria dhe disa të akuzuar në interes të dikujt fshehin të vërtetën. Lika tha se ai është më pak fajtor pasi nuk ka kryer asnjë akt dhe ndjenë keqardhje për viktimat.

Lajme

26/09/2017 16:33

”Nëse ndjekim rrugën e vërtetë do të del drejtësia , por kjo tash është bërë e vështirë, pasi prokuroria dhe disa të akuzuar heshtin për interes të dikujt” tha Nexhbedin Lika, i akuzuar, njofton Alsat-M.

Avokati Avni Kurtishi i cili mbron Besnik Ajdinin tha se aktakuza e ngritur është në kundërshtim me ligjin pasi sipas tij nuk ka asnjë dëshmi për ndonjë krim të bërë. I vetmi faj i Besnikut sipas avokatit është se ai është banor i Lagjes së Trimave. Sipas Kurtishit edhe prokuroria e ka dështuar vetë edhe në ngritjen e akt akuzës se Besnik Ajdini është arrestuar me 10 maj ora 16 45 minuta , ndërsa e vërteta edhe në raport të policisë por edhe mediumeve është se ai është arrestuar me 9 maj rreth ora 9 30 minuta.

”Provat që i kemi propozuar ne dhe provat që janë propozuar nga na e prokurorisë thonë vetëm një gjë se Besnik Ajdini është i pafajshëm në këtë proces. Besnik Ajdini është i arrestuar nga shtëpia e vetë së bashku me fëmijët dhe nuk ka asnjë kontakt as me rastin as me të akuzuarit e tjerë dhe për atë kërkuam nga gjykata që ti ketë parasysh këto gjatë vendosjes” – deklaroi Avni Kurtishi, avokat.

Besnik Ajdini tha se është i pafajshëm për veprat që akuzohet dhe se pret që gjykata të merr parasysh të gjitha argumentet dhe të shpallet i pafajshëm. Edhe këtë seancë e kanë bojkotuar Valdet Zekaj dhe Shefqet Hallaqi. Seanca e ardhshme për rastin e lagjes së trimave do të zhvillohet me 28 shtator. Deri më tani janë zhvilluar rreth 60 seanca të cilat buxhetit të shtetit i kanë kushtuar rreth 3 milion euro. Nga përvoja e deri tanishme e proceseve gjyqësore të gjithë harxhimet shkojnë në kurriz të akuzuarve.