Kultura politike e “stupcit”

Shkruan: Lulzim Peci Dështimi i votimit te demarkacionit me Malin e Zi nuk është asgjë me tepër pos një epilog i kulturës politike te “stupcit” te partive politike te Kosovës. Kjo, para se gjithash, është dështim i te gjitha koalicioneve qeveritare pas pavarësisë se Kosovës, qe vazhdojnë ta trajtojnë veten si “stupc te numrave” dhe…

Opinion

01/09/2016 17:46

Shkruan: Lulzim Peci

Dështimi i votimit te demarkacionit me Malin e Zi nuk është asgjë me tepër pos një epilog i kulturës politike te “stupcit” te partive politike te Kosovës.

Kjo, para se gjithash, është dështim i te gjitha koalicioneve qeveritare pas pavarësisë se Kosovës, qe vazhdojnë ta trajtojnë veten si “stupc te numrave” dhe jo si përgjegjësi për qeverisje demokratike, e cila përfshinë edhe respektimin e opozitës, pakicave, por edhe te vet partnereve qeveritar.

Ne anen tjeter, sot opozita e la “stupcin” – me demek dhunën, dhe po e feston “fitoren e pa fituar” qe ironikisht askush tjetër nuk ju solli ne tavoline, pos partnerit te koalicionit qeveritar – Listës Serbe. Kjo nuk do asnjë koment.

Tani le te shohim se a mundemi te funksionojmë ne politike pa “stupc”. Vetëm nëse mësohemi qe te funksionojmë pa “stupc” mund te kemi shprese se zgjedhjet e jashtëzakonshme do te ofrojnë zgjidhje. Me “stupc ne krah” e me keq-qeverisje nuk behet shtëpia, por i dëmtohen edhe themelet e saj.

Nëse dëshironi dhe keni vullnet mundeni t’i leni “stupcat”.

Nëse jo, atëherë vazhdoni te luani “kile” njeri me tjetrin, pasi keni kohe. Për dallim prej shumicës dërmuese te popullit të Kosovës, pothuajse asnjeri prej anëtarëve te qeverise dhe deputeteve te Kosovës nuk “hjekë” për viza dhe nuk është ne gjendje te rende ekonomike.

(Titulli është i redaksisë)