Kultivuesi i perimeve gjigante, fiton në tri kategori për perimet më të rënda (Foto)

Ian Neale i ka bartur me krenari perimet gjigante në karrocë, derisa pjesëmarrësit tjetër të garës që u zhvillua në North Yorkshire, e shikonin me zili.

Fun

16/09/2018 16:50

Megjithëse perimet e tij kanë forma të madha, 75-vjeçari thotë se për këtë nuk ka ndonjë sekret.

Krenar që rriti një lakër 30 kilogramë

“E tëra është te kushtet e mira për rritje, ndërsa duhet kushtuar kohë të gjatë. Nevojiten edhe pak para për plehra, por kjo është e tëra” ka thënë Neale.

Neale me karotën gjigante

Pas përfundimit të garës, karota dhe panxhari do t’ju shërbehen kuajve, ndërsa lakra do të hidhet sepse do ia vononte rrugën për në shtëpi. /Telegrafi/