Kultivuesi i drogës nga Podujeva: Kam mbjellë për “idare” (Video)

“E kam mjellë për idare”, është arsyetimi të cilin një kultivues droge nga fshati Llugë i Podujevës ia ka dhënë policisë pak minuta para arrestimit.

Lajme

02/10/2015 16:40

I shpallur si njëri nga kultivuesit më të mëdhenj të kanabisit në vitin 2015, ky kultivues kanabisi ka rrëfyer para kamerave të “Drejtësia në Kosovë” qëllimin e tij për të kultivuar drogë.

Rrëfimi i plotë i këtij kultivuesi dhe kultivuesve të tjerë transmetohet sonte në Emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Në xhirimet e kryera në rrethin e Gjakovës, Vushtrrisë dhe Podujevës, ekipet e “Drejtësia në Kosovë” kanë ndjekur hap pas hapi njësitë e antidrogës në zbulimin e plantacioneve të kanabisit.

Reportazhi sjell detaje rreth mënyrave se si zbulohen plantacionet e drogës dhe cilat janë mënyrat me anë të të cilave policia arrin t’i zbulojë vendet e dyshimta.

Në të tjera filmime, “Drejtësia në Kosovë” sjell pamjet e arrestimit të kultivuesve në Osek Hilë të Gjakovës dhe arrestimit të trafikantëve të marijuanës.

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 20 e 20 në RTK ndërsa repriza të hënën në mesditë.

 

YouTube player