Kulla e Isa Boletinit frymëzim për politikanët

Kulla e Isa Boletinit është frymëzim për të marrë forcë dhe guxim për t’i realizuar amanetet e tij.

Lajme

10/06/2015 13:27

Kështu ka thënë kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit.

Me rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit dhe luftëtarëve të tjerë, Basha tha se kulla e boletinëve do të jetë sërish i plotë.

“Në këtë qytet, në Mitrovicë e të gjyshit tim, shpesh porta e lartë, krajlia e të tjerë kanë sjellë më shumë milicë se sa vetë qyteti kishte banorë. Kishin frikë dhe tmerr nga Isa Boletini”.

“Nga sot kjo kullë do të jetë prapë e plotë, me gjithë burrat e saj si një herë e një kohë. Isa Boletini do të prehet aty, bashkë me bijtë e tij e trimat tjerë të familjes Boletini që dhanë jetën për këtë tokë”.

“Ne do të kthehemi te kulla e Isa Boletinit për të marrë forcë, guxim, kurajo dhe vendosmëri për ta quar përpara vendin tonë, popullin tonë e për ti dhënë atij të ardhmen që meriton për ta plotësuar deri në fund pa asnjë mëdyshje e me çdo sakrificë amanetin e Isa Boletinit”, tha Basha.