Kukull mashkull

Justin Jedlica, 32 vjeçar, nga New Yorku, i ka shpenzuar mbi 100,000 euro, në ndërhyrje kirurgjike kozmetike dhe e konsideron veten si një ‘kukull mashkull që jeton’. Justin shpjegon se u rrit me dëshirën që familja e tij ishte e pasur njëjtë si personalitetet në emisione të ndryshme televizive. Atij iu fiksua një ide e…

Lifestyle

26/12/2013 19:00

Justin Jedlica, 32 vjeçar, nga New Yorku, i ka shpenzuar mbi 100,000 euro, në ndërhyrje kirurgjike kozmetike dhe e konsideron veten si një ‘kukull mashkull që jeton’.

Justin shpjegon se u rrit me dëshirën që familja e tij ishte e pasur njëjtë si personalitetet në emisione të ndryshme televizive. Atij iu fiksua një ide e pazakontë.

“U rrita me idenë se shumica e atyre që i shihja në televizion, dukeshin aq mirë pasi kishin bërë kirurgji plastike”, tha ai.

Për këtë, Justin bëri 125 intervenime kirurgjike, duke u munduar që të bëhet më shumë e më shumë si një kukull mashkull, duke përfshirë implantimet e bicepsit, tricepsit, një intervenim në ballë dhe pesë në hundë.