Kuka thotë se ky është suksesi më i madh i Kosovës në ‘Grand Prix’

Driton Kuka është deklaruar i lumtur me suksesin e ekipit kombëtar të xhudos në ‘Grand Prixin’ e organizuar në Tunizi.

Sport

20/01/2018 17:38

Kosova ka arritur që në këtë turne të fitoi një medalje të artë dhe dy të argjendta.

Ishte Nora Gjakova që fitoi të artën, ndërsa të argjendtat u fituan nga Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova.

Ky sukses është më i madhi për Kosovën në Grand Prix, ka bërë të ditur Kuka në një shkrim në Facebook.

Shkrimin e Kukës mund ta gjeni në pjesën e mëposhtme:

“Suksesi më i madh i Shtetit tonë në Grand Prix deri më tash!

Një e artë e dy tē argjendta!

Medalja e parë në konkurrencën e meshkujve e argjendta e Akilit sot shkëlqen si ari!

Nora,Disi e Akili edhe pa prezencën e Kampiones Olimpike performuan bukur dhe nisën me sukses këtë vit!

Po e ripostoj foton e Akilit si një fitore briliante gjatë ditës së sotme!

Personalisht medalja e Akilit për mua si trener i tyre paraqet impuls të ri në ekipin tonë dhe medaljet Elitare tani më po vijnë edhe për meshkuj!”./Lajmi.net/