Kuka reagon përsëri në Facebook, ja çfarë ka shkruar tani (FOTO)

Driton Kuka vazhdon të jetë aktiv në rrjetin social Facebook.

Sport

06/09/2017 22:23

Ai ka publikuar një foto, duke ri-postuar fjalët për heronjtë e pavarësisë së sportit, përcjellë “Lajmi.net”.

“Po e ripostoj statusin dhe foton e para një viti si obligim moral për gjithë ata që mbajtën Sportin gjallë në kohën e okupimit.

Heronjtë e pavarësisë së sportit!
Pavarësimi i Sportit të Kosovës vitet e 90 ishte një ndër shtyllat e rëndësishme të rrezistencës,vetem ne që kemi qëndruar në Kosovë dhe kemi vepruar në ato kohëra e kuptojmë randesinë e pjesëmarrjes për shtetin tonë të ri në arenen ndërkombëtare.
Shumë dëshmor të Botës së sportit kan dhan jetën per liri e shumë të tjerë kan mbrojt vendin edhe gjatë luftës e sot jetojnë dhe gezojnë frytet e lirisë së fituar,liria ka pas çmim të shtrenjtë,pjesë të mirë të çmimit kan paguar njerëzit e sportit ndër dekada!
Sportin mos e politizoni as mos e injoroni,fal sportit sot Bota shqiptare qendron kryelartë,fal Sportit sot jemi kryefjala për pozitivitet në çdo instancë politike me nivel në Botë!
Sportistët e Kosovës e Shqipërisë por edhe Shqiptar të tjerë anembanē Botës janë pjesa më e ndritshme e popullit tonë!

Foton e vendosa për respekt ndaj Izet Deçanit njeri që dha shumë për xhudon gjatë okupimit!
Respekt shumë për krejt njerëzit që punuan e vepruan për Sportin e Kosovës gjatë okupimit!”, ka shkruar Kuka.  /Lajmi.net/