Kuka përshëndet shqiptarët me kampionen dhe nënkampionen e Evropës

Kosova ka arritur një tjetër sukses të madh në xhudo.

Sport

26/04/2018 19:29

Vashat e Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, janë paraqitur me sukses të lartë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tel Aviv.

Krasniqi në këtë garë arriti deri në gjysmëfinale, ndërsa Nora Gjakova e fitoi të artën.

Një përshëndetje për gjithë shqiptarët nga Tel Avivi, ka rezervuar trajneri i tyre, Driton Kuka.

Postimi i Kukës

“Botës Shqiptare përshendetje prej Kampiones Evropiane Nores dhe Nenkampiones Disit!

Dy medalje për shtetin tonë nga Kampionati Evropian ditën e parë!

Neser garon Akili e pasnesër Loriana”, ka shkruar Kuka./Lajmi.net/