Kuka pas suksesit në ‘Grand Prix Antalya’: S’ka kush që na ndalë

Xhudistët kosovarë, janë duke shkëlqyer në Grand Prix, që sivjet është duke u mbajtur në Antalya të Turqisë.

Sport

08/04/2018 19:45

Kosova zë vendin e parë në këtë kampionat, në mesin e 50 shteteve botërore me traditë në fushën e sportit.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Driton Kuka, është shprehur tejet u lumtur me këtë sukses.

“Për herë të parë në Grand Prix – Kupë Botërore Kosova e para në mesin e 50 shteteve pjesëmarrëse! Disi, Nora, Lori, Fjolla, Akil e Leutrime ju që aq fuqishëm na prezantuat në Antalya po i tregoni botës që merituam lirinë e shtetin, bota s’do ju kishte njohur ju në krye me xhudisten më të mirë që ka pa bota ndonjëherë, Kampionen Olimpike Majlinden, do ishte humbje e madhe të mos ju njihnin vlerat”, ka shkruar ai në Facebook.

“Tash po vërtetohet teza që ndër shekuj popullin tonë e kanë nda e copëtua se janë frikuar vlerave që kemi! Tash s’do mund të na ndalojë më kurrë askush”.

Në këtë kampionat garuesit kosovarë, kanë fituar tre medalje të arta, një të argjendtë edhe një të bronztë.