Kuka mposhtet në finale, merr medaljen e argjendtë

Tjetër sukses i madh për Kosovën ka ardhur nga Grand Prixi që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Sport

26/01/2019 16:48

Ishte Majlinda Kelmendi ajo që dje fitoi medaljen e artë, duke bërë një garë të jashtëzakonshme.

Sot, garë të mirë bëri edhe Loriana Kuka, e cila me katër fitore e një humbje  siguroi medaljen e argjendtë.

Fillimisht, Loriana triumfoi kundër xhudistes nga Holanda, Ilona Lucassen, për të kaluar kështu raundin e parë, shkruan lajmi.net.

Në luftën e dytë, kosovarja “gjunjëzoi” rusen Aleksandra Babintseva, ku kaloi kështu në gjysmëfinale, për të mposhtur britaniken Natalie Poëell.

Në finalen e Grand Prix Tel Aviv, Loriana Kuka u mposht nga sllovenja Klara Apotekar, me IPPON, për të humbur medaljen e artë.

Kjo është medalja e parë për Lorianën në vitin kalendarik 2019. Shpresojmë që tjerat të jenë të arta. /Lajmi.net/