Kuka: Kjo është hipokrizi, nëse e kuptoj drejtë

Driton Kuka nuk është aspak i kënaqur dhe ka reaguar me një postim në Facebook.

Sport

12/07/2018 12:37

Driton Kuka ka reaguar ashpër me një postim në rrjetet sociale:

Hipokrizia nese e kuptoj drejt!
Plot politikana të Shtetit tim po madhërojnë sukseset e shteteve tjera e as që marrin mundin të urojnë sukseset e Sportistëve tonë!
Ka që skanë uruar as medaljen e artë Olimpike!
Golave të Xhakes dhe Shaqirit besa edhe të Januzajt u jam gëzuar edhe unë se janë Shqiptar edhe pse prezentojnë shtete të huaja por madhërimi i shteteve tjera e thurja e lavdeve pak e tepërt …
Kaq për Botërorin e futbollin!!!