Kuka kërkon ndërhyrjen e policisë kibernetike për keqpërdorimin e emrit të Majlinda Kelmendit

“Majlinda Kelmendit i është kërkuar që të mposhtet nga xhudiste serbe”. Kështu u raportua të ketë thënë Majlinda Kelmendi, duke iu referuar një faqeje në Facebook në emër të kampiones sonë olimpike.

Sport

06/01/2018 18:16

Por, dihet botërisht se xhudistja pejane nuk ka llogari personale në këtë rrjet sociale dhe rrjedhimisht, ky mesazh nuk ka të bëjë me garuesen.

Driton Kuka, trajneri i Majlindës, ka reaguar ashpër në lidhje me këtë raportim të mediave duke kërkuar që policia të merr masa.

“Majlinda s’ka Facebook, as Instagram as asnjë rrjet tjetër social! Miq të nderuar,media por edhe organet e policisë për krime kibernetike mundësisht të parandalohen matrapazët e mashtruesit me emër të Majlindës! Ju lutem që ky status të publikohet dhe të luftohet kjo dukuri në emër të Kampiones tonë!!!
Mediat sidomos elektronike të gjitha e dinë që Majlinda s’ka fb prandaj lajmi i dhënë prej disa portaleve është jo korrekt dhe për përfitime të ulëta!”, ka shkruar trajneri i xhudos, Kuka.

Ndryshe, Majlinda është duke punuar për tu kthyer nga lëndimi i marrë kohë më parë dhe pritet të merr pjesë në disa gara ndërkombëtare.