Kuka, Ismailit: Një ministër si ju i jep shpresë Kosovës – Lajmi.net
Kuka, Ismailit: Një ministër si ju i jep shpresë Kosovës
Autori: Lajmi.net SportSporti VendorTë tjera 9:01, 9 August 2018
Trajneri legjendar i xhudos në Kosovë, Driton Kuka, ka përshëndetur punën e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Kuka në Facebook ka shkruar se një propozim-ide e tij për trajtimin e kampiones Majlinda Kelmendi rreth një problemi që është ballafaquar prej kohësh, ka bërë që sot shumë qytetar të trajtohen në institucionet e shtetit.

Këtë sukses Kuka, ia ka atribuuar ministrit Uran Ismaili.

Ky është postimi i plotë i Driton Kukës në Facebook:

Një Ministër si Ju i jep shpresë Kosovës!

Mjaftuan dy minuta që fuqishëm të përkrah idenë time për trajtimin e Majlindes për një problem që e ka qysh kohë më parë …

Sot shumë qytetar po trajtohen në institucione të shtetit fal juve dhe nuk po plaçkiten me shuma marramendëse në spitale private!

Respekt për ju Ministër Uran Ismaili!

/Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO