Kuka: Evropa po krenohet me Majlindën, e Kosova s’ka liberalizim vizash

Evropianët medalistë të Lojërave Olimpike të Rios, sonte do të marrin shpërblime për prezantimin e suksesshëm të Evropës në këtë garë të madhe.

Sport

10/12/2016 19:19

Evropën në këtë garë e ka përfaqësuar edhe Majlinda Kelmendi, që ka fituar medalje të artë në Rio.

Derisa Evropa krenohet me Majlinda Kelmendin, vendit të saj Kosovës, vazhdon t’i mohohet lëvizja e lirë nëpër shtetet e Evropës.

Këtë e ka cekur edhe Driton Kuka, nëpërmjet një postimi në Facebook nga Kongresi i EJU në Greqi.

Postimi i Kukës në Facebook:

Kongresi i EJU Federatës Evropiane në Greqi

Evropianët medalist nga Lojërat Olimpike në Rio sonte do marrin shpërblimet për prezentimin e suksesshëm të Evropës !

Një nga medaljet e arta Kontinentit tonë ja ka sjell Majlinda!

E Kosova ende ska liberalizim vizash e Evropa po krenohet me të!

Kemi vlera që edhe Evropa po krenohet!

brbrs

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.