Kujtoni kosovarët, shpëtoni sirianët

Progami i evakuimit të refugjatëve në Kosovë u tregua i suksesshëm sepse në të ishin të përfshirë i gjithë lidershipi në Britani të Madhe. The Independent ka një porosi për Kryeministrin David Cameron.

Bota

29/01/2014 21:41

Që kur se dhuna ka shpërthyer në Siri, pothuajse 3 vite më parë, 2.3 milionë njerëz janë larguar nga vendi, gjysma e tyre fëmijë. Kriza e refugjatëve sirianë është qaujtur “fatkeqësia më e keqe humanitare e kohëve tona”, por akoma reagimi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ka qenë thjesht i ndrojtur. Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara, si qëllim të saj ka vënë sigurimin e 30 mijë vendeve të strehimit veçanërisht të refugjatëve sirianë, të cilët janë në gjendje më të keqe në mbarë botën. Deri të mërkuren e kaluar, Mbretëria e Bashkuara kishte refuzuar në mënyrë kategorike që të merrte pjesë në këtë skemë.

Tash, Kryeministri David Cameron ka njoftuar se është duke u përgatitur që të “shikojë edhe njëherë” këtë vendim dhe se nesër deputetët do të debatojnë për këtë çështje në Parlament. Më shumë se kurrë, ka mësime që mund të mësohen nga historia dhe Kryeministri do të bënte mirë sikur të “shikonte edhe njëherë”, në shembullin e mëparshëm të Kosovës. Është e lehtë të mendohet se çdo katastrofë e re është unikë- specifike për ditët e sotme- por në shumë mënyra sfidat që përfshijnë ofrimin e strehimit për shumicën e njerëzve që kanë ikur nga Siria, janë të njëjtat sfida me të cilat jemi ballafaquar edhe më parë.

 

15 vite më parë, ishte një krizë e refugjatëve e shkaktuar nga lufta- në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë Jugosllave. Atëherë, njësoj si tash, civilët e dëshpëruar dhe të frikësuar të cilët u gjendën në mes të konfliktit, u larguan nga shtëpitë e tyre.

Tash, sikur atëherë, kampet ishin të mbushura me refugjatë: me të moshuar, me fëmijë, me gra të dhunuara, me njerëz që ju kishin shpëtuar torturave.

Në vitin 1999, unë punoja për Këshillin e Refugjatëve dhe kam ndihuar programin e emergjencave të Mbretërisë së Bashkuar për evakuimin në Kosovë. Atëbotë vendimi ishte marrë, prandaj ne vepruam shumë shpejt- kur u dha drita jeshile, aeroplanët me refugjatët shqiptarë erdhën menjëherë në Britani. Shpëtimi ndodhi brenda 8 javësh, dhe ne punonim 6 ditë në javë.

Atëherë sikurse tash kishte mëdyshje për vendimin. Por benifitet ishin të menjëhershme. Të gjithë refugjatët morën ndihmat e nevojshme: ushqim, shtretër, rroba, ndihmë mjekësore dhe strehim. Jetët e njërzve u shpëtuan nga ky program. Pasi që skema e ndihmës përfundoi, kosovarët në avionin e parë u kthyen në vendin e tyre, më 26 korrik 1999.

Ky program kaq i thjeshtë bëri diçka briante: shpëtoi jetë.

Duke u kthyer në të tashmën, vetëm në javën e fundi më shumë se 10 mijë nejrëz kanë kontakuar me deputetët britanikë dhe kanë kërkuar nga ata që të ndihmojnë regugjatët sirianë me një program të evakuimit.

Shpëtimi i refugjatëve kosovarë ishte i sukseshëm sepse ishte i gjithë lidershipi i përfshirë në të, që prej Kryeministrit e poshtë. Nëse David Cameron e rikonsideron pozicionin e tij, për të ndihmuar këta refugjatë, atij i duhet vetëm t’ua hedh një sy librave të historisë, dhe aty do të gjejë një mësim që ia vlen të mbahet mend më shumë se gjithçka: asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur.