Kujtoni edhe një herë videon e parë të publikuar në YouTube, 13 vite më parë

Rreth 13 vite më parë është publikuar video e parë në Youtube.

Fun

05/06/2018 15:10

 

Video është publikuar më 23 prill 2005 dhe pavarësisht se është videoja e parë në platformë, ka grumbulluar deri tani 50 milionë klikime që nga ajo kohë.

Në video është Jawed Karim, i njohur për punën e tij të madhe në PayPal dhe kontributet në YouTube.

Pas takimit me bashkë-themeluesit e platformës Chad Hurley dhe Steve Chen, Karim u bë një këshilltar i firmës, dhe më pas ngarkoi videon e parë në YouTube.

“Me at the zoo,”titullohet videoja e Karim. Ai shihet në një par zoologjik dhe zgjat vetëm 18 sekonda.

Shumë gjëra ka ndryshuar me siguri gjatë këtyre viteve pasi shërbimi në internet ka pësuar ulje dhe ngritje.

Shërbimi këto kohë vazhdon të rritet, por mbetet për t’u parë se si YouTube do të jetë në gjendje të shërbejë komunitetin e saj dhe të zgjidhë çështjet e saj me krijuesit e përmbajtjeve.