Kujtimet e humbura mund të kthehen

Shkencëtarët mund të jenë në gjendje që t’i kthejnë kujtimet e humbura në fazën e hershme të Alzheimer, sugjeron një studim i ri që gjeti se kujtimet afatgjata mund të mos ruhen në sinapsa siç ishte menduar më parë.

Lifestyle

22/12/2014 20:39

Shumica e neuroshkencëtarëve kanë besuar gjithmonë se kujtimet ruhen në sinapsa – lidhjet në mes të qelizave të trurit, ose neuroneve – të cilat shkatërrohen nga sëmundja e Alzheimer.

“Nëse mund t’i rivendosni lidhjet sinaptike, kujtimet do të kthehen. Nuk do të jetë e lehtë, por besoj se është e mundur”, tha David Glanzman, autor i studimit dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë, transmeton Lajmi.net.

Ekipi i Glanzman studioi një lloj kërmilli detar të quajtur “Aplysia”. Ata zgjeruan tërheqjen e reflekseve të kërmillit duke i dhënë disa goditje të buta elektrike në bisht.

Shoku bën që hormoni serotonin të lëshohet në sistemin qendror nervor të kërmillit. Kujtesa afatgjate është një funksion i rritjes së lidhjeve sinaptike që shkaktohet nga serotonini, tha Glanzman.

Përderisa kujtimet afatgjata formohen, truri krijon proteina të reja që janë të përfshira në krijimin e sinapsave të reja. Nëse ky proces ndërpritet, proteinat nuk mund të sintetizohen dhe kujtimet afatgjata nuk mund të formohen, transmeton Lajmi.net.

Përmes këtij studimi, shkencëtarët dëshirojnë të tregojnë se ka një mënyrë që të rikthehen kujtimet në tru përmes disa goditjeve të buta elektrike në tru tek të prekurit me Alzheimer.