Kujtimet dhe dhuratat nga e kaluara

Çfarë përfaqëson një kujtim nga e kaluara? Diçka që na lidh me të, diçka që na tërheq vëmendjen për një epokë ose kohë, e cila ka kaluar.

Fun

22/04/2018 14:35

Që t’i ruajmë kujtimet nga e kaluara – kryesisht këtu është fjala për marrëdhëniet e dashurisë – kjo do të thotë se nuk është e vërtetë që është shuar një kujtim i së kaluarës, por, përkundrazi, se ai ekziston gjithmonë.

Është e natyrshme që këta dy dashnorë t’i përfillin ndjenjat e tyre, si diçka të përjetshme. Ndërkaq vjen një çast që një ndjenjë e tillë vyshket, vdes. Të vetmet sende që mbeten pas ndjenjës së venitur, janë pikërisht këto kujtime të vogla ose të mëdha.

Por, a duhet t’i ruajmë? Të tillat patjetër që jo. Në një rast të tillë, gjëja më e mirë është që dashnorët t’i largojnë, si një peshë që u rëndon, madje dhe t’i asgjësojnë.

Shkatërrimi i kujtimeve të së kaluarës, në realitetin e sotëm, është i barasvlershëm me një përtëritje. Po të vijojmë ti ruajmë, s’ka dyshim, se vazhdimisht duhet t’i nënshtrohemi ndikimit të tyre.

Letërsia artistike e kohërave të vjetra, na ka dhënë një varg veprash të bukura, në të cilat përkrahet ruajtja e kujtimeve. Por, njerëzit nuk dashurojnë që të shkruajnë romane sentimentale ose manuale të psikologjisë kritike të dashurisë, kur ato të jenë të mbushura me përvojën e jetës. Njerëzit dashurojnë pa patur asnjë qëllim dhe asnjë program, sepse dashuria është diçka e bukur, që i prek dhe i bën për vete.

Pra është më e drejtë, që pas një ndjenje, e cila ka vdekur, të mos mbetet asgjë edhe brenda në shpirtin tonë dhe përreth nesh. Kjo tanimë është një nevojë fizike dhe biologjike njëkohësisht. Po të ndodhte e kundërta, kjo do të ishte një shmangie e rrezikshme nga lidhjet e natyrës dhe të jetës.

Po të tregohemi të butë dhe të përkulshëm ndaj tyre, nuk bëjmë gjë tjetër përveçse helmatisim, me hidhërim dhe ndruajtje, jetën tonë dhe ti largojmë mundësitë e ripërtëritjes, e cila për ne është aq e rëndësishme dhe e domosdoshme.

Këto lloj kujtimesh vetëm në një rast do të mund të zinin vend në jetën tonë. Ky do të ishte rasti i një dashurie të përfunduar, sipas njërës ose tjetrës mënyrë, por me kusht që ky lloj përfundimi të jetë i tillë që të shuaj dhe ndjenjën tonë.

Kujtimet- edhe te ky rast- e helmatisin jetën, ndofta me vonesë, por me siguri. Po të kemi të bëjmë me një helmatisje të ëmbël, e cila na shpëton nga humnera e dëshpërimit, sepse na lejon të kapemi pas diçkaje, që e merr vlerën nga e kaluara.

Kujtimet e kanë edhe këtë të mirë: na bëjnë të shkëputemi nga vendi dhe koha në të cilën jetojmë realisht. Kjo shkëputje ose më mirë kjo “ikje” është një mënyrë, që ta ndjejmë më pak hidhërimin. /Telegrafi/