Kujtim Shala: Haradinaj t’i prijë gjetjes së zgjidhjes, ta respektojë opozitën

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka kërkuar nga Haradinaj të jetë në krye të procesit për ta gjetur një zgjidhje për demarkacionin.

Lajme

23/02/2018 11:19

Shala ka thënë se janë afër marrëveshjes, por ka kërkuar nga kryeministri që ta respektojë opozitën.

“Projektligji të cilin e ka miratuar qeveria dhe na e ka dhënë ne është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, sepse ai porojelkt ligj ka dy raporte që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Çka do të votojmë tani ne këtu, ky projektligj nuk mund të votohet me dy dokumente. Unë besoj që do të kemi kohë të mjaftueshme të bisedojmë, që kryeministri të prij drejt gjetjes së zgjidhjes. Edhe unë pajtohem se jemi shumë afër dhe do ta gjejmë një zgjidhje. Keni parasysh kryeministër që jemi opozitë, na respektoni dhe ju respektojmë”, ka thënë Shala.