Kujtesa sjell Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës edhe për tre vite të tjera para adhuruesve të futbollit kosovar

Adhuruesit e futbollit evropian në Kosovë, do të kenë mundësi të shikojnë edhe për tri vite të tjera Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Sport

14/05/2018 18:31

Këtë gjë ia ka mundësuar platforma Kujtesa e cila ka arritur marrëveshje ekskluzive me dy ligat më të forta në Evropë.

Përveç Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, risi për edicionet e ardhshme është se në Kujtesa Sport do të shfaqen edhe ndeshjet e UEFA Youth.

Kujtesa Sport nga edicioni i ri do të vijë edhe me një kanal të ri në platformën e saj.

Drejtuesit e kësaj platforme than se do të bëjnë të pamundurën për t’i marrë drejtat edhe për ndeshjet e klubeve kosovare në rrethin e parë, Drita dhe Prishtina që pritet të luajnë në garat evropiane por që ende nuk e kanë definuar se cila do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe cila në atë të Evropës.

Përveç dy garave të mëdha evropiane, ekskluzivisht vetëm në Kujtesa mund të shikoni edhe Bundesligën gjermane, Ligën e Turqisë, ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA dhe atë evropiane Euro League, ndërsa është edhe Moto GP.

Platforma Kujtesa gjithashtu ka lajmëruar se për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, mes Real Madridit dhe Liverpoolit do të organizohet një ngjarje e madhe në shesh të Prishtinës.