Kujdes Roma, Mahrez afër transferimit te Barcelona (FOTO)

Riyad Mahrez mund të transferohet te Barcelona.

Merkato

12/08/2017 11:12

Riyad Mahrez dëshiron të largohet nga Leicester City, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Roma ka shfaqur interesim për transferimin e tij.

Por, ofertat e klubit italian janë refuzuar nga skuadra nga Premierliga.

Kurse, e përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se në garë për blerjen e tij ka hyrë edhe Barcelona, përcjell “lajmi.net”.

Madje, Barcelona e kishte kërkuar Mahrezin edhe një vit më parë kur ai vendosi të mbetej te skuadra aso kohe kampione e Premierligës. /Lajmi.net/