Kujdes: Produktet e këtyre kompanive përmbajnë vaj palme

Përditë, familjet kosovare konsumojnë produkte të qumështit, të cilat në opinion njihen si produkte bylmeti. Madje, produktet si qumështi, djathi, gjiza dhe kosi, njihen si produkte, të cila janë të shëndetshme për organizëm dhe konsumohen thuajse çdo dite.

Lajme

31/01/2017 13:29

Javën e kaluar kanë dal në publik disa deklarata nga persona kompetent, që alarmuan se çka jemi duke përdorë nga produktet e qumështit.
Shoqata e Përpunimit të Qumështit së bashku me Shoqatën e Fermerëve ka ngritë kallxim penal për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës për mos kontrollimin e produkteve të qumështit që përmbajnë vajin e palmës.

Kryetari i Shoqatës së qumështit, Ramadan Memaj, thotë për Televizionin Rrokum se mbas shumë insistimeve dhe takimeve, edhe me zyrën e kryeministrit, nuk kane arrite me ndërmarrë asgjë.

Ai po ashtu tha se, për fat të keq, ka pasë një tendencë që këto informacione të mbyllen dhe të mos dalin në publik.

“Tani, me raportet e Autoritetit Europian për siguri ushqimore, vërtetohet se këto produkte janë prodhime të rrezikshme për shëndetin e qytetareve të Kosovës, dhe sigurisht që ky rrezik është shumë i madh kur edhe nuk deklarohet fare. Ky problem është me shumë segmente, ku secili prej tyre e përbën një shkelje të veçante ligjore dhe paraqet një rrezikshmëri te qytetaret e Kosovës”, tha Memaj.

Memaj potencoi se janë diku rreth 50 produkte të cilat janë identifikuar se kane ne vete edhe vaj palmash dhe janë produkte te disa kompanive vendore dhe disa tjera qe importohen.

“Kemi problemin me një anë të prodhimeve që deklarohen dhe në tjetrën anë te atyre që përmbajnë yndyrë të palmës, mirëpo nuk janë deklaruar fare, dhe prej këtyre kompanive 3 kanë rezultuar që kanë ne përmbajte vaj të palmës dhe këto kanë qenë: një kompani nga Prizreni, që është ‘Abi i Prizrenit’, ‘Bylmeti’ nga Fusha e Kosovës, dhe ‘Magic ice’ nga Lipjani”, deklaroi kryetari Memaj.Sipas tij, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së bashku me Doganat dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë kanë qenë në dijeni, qysh nga viti 2016, se po përdorët vaji i palmës nëpër produkte të qumështit, sepse në Kosovë janë importuar 1.8 milion litra vaj palme vetëm më 2016.

“Diku 95% e kësaj sasie ka shkuar në fabrika të përpunimit të qumështit, pra, nuk mund dikush ta kontestoj këtë fakt. Nuk ka vend për kontestim këtu. Kemi arsye të fortë për të vepruar. Ne kemi prezantuar fakte vetëm sa për t’ia bërë të ditur opinionit se ajo për cilën jemi munduar tërë këto vite e ka një bazë”, tha ai.

Memaj thotë se qëllimi i tyre është ta ndihmojnë konsumatorin, me ndihmu sektorin e qumështit, i cili lëndë të parë duhet me pas prodhimin e sigurt vendor e jo produktin e Malajzisë.