Kujdes nga temperaturat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit

Temperaturat e lartë kanë ndikuar që shumë pacientë të kërkojnë ndihmë nëpër qendrat mjekësore në Kosovë.

Lajme

05/07/2015 23:04

Veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. Te fëmijët vërehet ngritje e temperaturës trupore e te të moshuarit vështirësi në frymëmarrje dhe marramendje.

Mjekët këshillojnë që kujdes i veçantë ti kushtohet ushqimit.

Por jo vetëm kaq. Ata thonë se duhet shmangur kohën kur temperaturat janë shumë të larta.

Këtë duhet ta bëjnë të moshuarit, prej orën 10:00 deri në orën 18:00.