Kujdes nga Real Madrid

Gareth Bale ka paralajmëruar rivalët evropianë se Real Madrid dëshiron të fitojë të gjithë titujt, përfshirë Ligën e Kampionëve. Los Blancos janë aktiv në të gjitha garat pas kalimit në finalen e Copa del Rey, pikëve të barabarta me Barcelonën në krye të La Ligës dhe përballjeve me Schalke 04 në fazën eliminatore të Ligës…

Sport

21/02/2014 19:30

Gareth Bale ka paralajmëruar rivalët evropianë se Real Madrid dëshiron të fitojë të gjithë titujt, përfshirë Ligën e Kampionëve.

Los Blancos janë aktiv në të gjitha garat pas kalimit në finalen e Copa del Rey, pikëve të barabarta me Barcelonën në krye të La Ligës dhe përballjeve me Schalke 04 në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, derisa kërkojnë kurorën e dhjetë kontinentale.

24-vjeçari i cili ka shënuar nëntë gola në 16 paraqitje, ka pranuar se skuadra ka objektiva të mëdha. “Këtu ekzistojnë parashikime të mëdha. Jemi në klubin më të madh në botë”, deklaroi Bale për Uefa.com.

“Ne duam të fitojmë qdo ndeshje që luajmë, dhe çdo titull për të cilin luftojmë. Ne kemi qenë shumë të mirë deri më tani, por duam të bëjmë edhe më shumë, ky është plani. Do të shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe shpresoj që në fund të fitojmë edhe Ligën e Kampionëve”, u shpreh ish ylli i Tottenhamit.