Kujdes nga ky lloj seksi, ja problemet shëndetësore që rrezikoni të keni

Në shoqëritë në zhvillim si ajo e jona ende konsiderohet tabu të flasësh hapur për seksin.

Lifestyle

28/03/2017 22:35

Ndonëse burimet e informacioneve nuk mungojnë, njerëzit nuk janë shumë të mirinformuar jo vetëm rreth seksit si akt, por rreth jetës seksuale, shëndetit riprodhues dhe planifikimit familjar në tërësi.

Veç këtyre temave përgjithësuese ekzistojnë dhe shumë probleme të tjera, për të cilat çdokush duhet të ketë dijeni.

Sipas anketimeve e sondazheve online seksi anal është një tjetër akt që përfshin shumë më shumë persona nga se mendohet, po që shumë pak prej tyre kanë njohuri mbi rreziqet që kanosen nga ky akt.

Më poshtë do të lexoni çdo gjë që duhet të dini rreth seksit anal.

Anusi nuk ka të njëjtën trashësi dhe elasticitet si vagina.

Seksi anal rrit shanset për t’u prekur nga një infeksion seksualisht të transemtueshëm.

Kurrë nuk duhet të bëni seks anal e më pas vaginal pasi penisi do të transmetojë çdo bakter që ndodhet në anus në vaginën e femrës.

Infeksionet që përmendëm më lartë mund të shkaktojnë lythat anal dhe kancerin anal.

Nëse keni dhimbje apo gjakderdhje duhet të ndaloni menjëherë. Kjo rrit rrezikun e çarjeve të mukozës se anusit duke shkaktuar jo pak probleme shëndetësore.

Mashkulli duhet të përdorë gjithnjë kondom kur bën seks anal.