Kujdes nga Barcelona

Përforcimi i ri i Barcelonës, Neymar, ka bërë një paralajmërim për skuadrat kundërshtare se gjiganti katalan do të përmirësohet edhe më tepër në vazhdim të këtij stinori pas fitores 3-2 në udhëtim te Valencia të dielën. Het-triku nga Lionel Messi ia solli Barcelonës fitoren që ia ruajti ekipit bilancin pozitiv pas tri xhirove të para…

Sport

03/09/2013 13:23

Përforcimi i ri i Barcelonës, Neymar, ka bërë një paralajmërim për skuadrat kundërshtare se gjiganti katalan do të përmirësohet edhe më tepër në vazhdim të këtij stinori pas fitores 3-2 në udhëtim te Valencia të dielën.

Het-triku nga Lionel Messi ia solli Barcelonës fitoren që ia ruajti ekipit bilancin pozitiv pas tri xhirove të para në La Ligë.

Helder Postiga realizoi dy gola të shpejtë në çastet e fundit të pjesës së parë duke rikthyer Valencian në lojë por fitorja në fund i takoi mysafirëve.

Neymar beson se Barcelona do të përmirësohet edhe më tepër gjatë këtij edicioni.

“Jam i sigurt se i gjithë ekipi me kalimin e sezonit do të përmirësohet fizikisht dhe faktikisht”, deklaroi reprezentuesi brazilian për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Intensiteti ynë pësoi rënie nga fundi i pjesës së parë dhe pranuam dy gola. Ne duhet t’i përmirësojmë këto aspekte në ndeshjet e ardhshme.”

“Ndihem mirë e më mirë fizikisht por duhet të përmirësohem edhe më shumë.”

Neymar ka bërë tri paraqitje në La Ligë këtë stinor, por ende nuk ka realizuar golin e parë për Barcelonën.