Kujdes nga akulli i shtresuar mbi asfalt!

Bora që ka rënë dy ditët e fundit në Kosovë ka vështirësuar qarkullimin nëpër të gjitha rrugët magjistrale.

Lajme

29/12/2014 08:38

Edhe pse shumica e këtyre rrugëve janë të qarkullueshme, shoferët po hasin në vështirësi, si pasojë e mungesës pajisjeve të nevojshme dimërore, të hedhjes së kripës nëpër rrugë dhe shtresimit të akullit përmbi asfalt.

Reshjet e borës po ashtu kanë shkaktuar probleme në komunikacion në shumë qytete të Kosovës, përfshi edhe kryeqytetin e saj.

Rrugët e kryeqytetit mëngjesin e së hënës janë të qarkullueshme, por ka vështirësi pasi në disa prej tyre, sidomos ato që shkojnë nga Qendra në drejtim të Bregut të Diellit, janë të rrëshqitshme.